Lajmet e fundit
Bianconer-ët e kanë aprovuar kërkesën e mesfushorit për të veshur fanellën me numrin prestigjioz, ndërsa shefi i pankinës thotë se ai duhet ta shpaguajë besimin duke filluar rrugën e shndërrimit në ikonë të klubit.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se presioni tash bie mbi Paul Pogban që ta vërtetojë veten si të denjë për të veshur fanellën me numrin 10.
Reprezentuesi francez mori numrin e famshëm pasi Carlos Tevez u largua nga ‘Zonja e vjetër’ për t’u kthyer tek Boca Juniors.
“Paul e ka kërkuar numrin 10”, u tha shefi i torinezëve gazetarëve.
“Kështu, ai do të ketë përgjegjësinë më të madhe në skuadër”.
“Kjo fanellë është veshur nga shumë legjenda të klubit, ndaj ai duhet të punojë shumë”.