Lajmet e fundit
Massimiliano Allegri ka thënë se varet krejtësisht nga Andrea Pirlo qëndrimi apo largimi i tij nga Torino.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar të ardhmen e mesfushorit kreativ italian, Andrea Pirlo.
Pirlo është i lidhur me një kalim në SHBA dhe sipas trajnerit të tij, gjithçka mbetet në dëshirën e lojtarit.
“I mbetet Pirlos të vendos nëse dëshiron të luaj në nivele të larta edhe sezonin vijues”.
“Ai duhet të vendos nëse dëshiron të vazhdoj me ne”.
Sezonin e shkuar, Pirlo me Juventus fitoi Scudetton dhe Coppa Italia, por dështoi të fitonte Champions League, në finale të së cilës u mposht nga Barcelona.