Lajmet e fundit
Shefi i Bianconerëve mendon se gjasat për të triumfuar në garë do të rriten nëse e mposhtin skuadrën bavareze.

Mposhtja e Bayern Munchenit në 1/16 e finales paraqet hap të madh përpara drejt fitimit të Ligës së Kampionëve për Juventusin, mendon trajneri Massimiliano Allegri.
Sezonin e shkuar Zonja e Vjetër në finale u mposht nga Barcelona.
Këtë vit skuadra nga Torino nuk është në formën më të mirë dhe Allegri e pranon se mposhtja e kampionit gjerman është hap i madh drejt triumfit në garë.
“Bayerni është një nga skuadrat më të mëdha në botë”.
“Ndeshaj me Bayernin është hap i rëndësishëm përpara. Për tani, ne do të fokusohemi në ndeshjet e radhës”.