Lajmet e fundit

Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mohuar fjalët se skuadra që drejton është favorite për të triumfuar këtë sezonë të Champions League.
Kampioni i Serie A, ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit, kurse ndeshjen hapëse të Grupit H në Champions do ta ketë kundër kampionit të Europa League, Sevilla.
“Të na cilësojnë neve favoritë për Champions është pak sa e tepërt. Ne gati sa jemi në tufën e skuadrave që mund ta fitojnë këtë trofe”, ka thënë Allegri.
Ai ka thënë se qëllimi kryesor i tyre sivjet është Scudetto./Klan Kosova/