Lajmet e fundit
Tension mes Alvaro Morata dhe Massimiliano Allegri.

Sulmuesi i Juventusit ishte një nga më të merituarit për sukseset e sezonit të shkuar, por duket se kjo nuk i bënë shumë përshtypje trajnerit Allegri.
Morata në ndeshjen e së mërkurës ndaj Lechia u inkuadrua në minutën e 46, por u nxor nga loja vetëm 25 minuta më pas.
Normalisht, mund të pritej që reagimi nuk do të ishte gëzim. Por, megjithatë ishte më i keq se ç’pritej. Produkti i akademisë Alberto Carri eci drejt në dhomat e zhveshjes duke injoruar urdhrat e ndihmës-trajnerit, Marco Landucci, që ishte dërguar për t’i thënë që të ulej në pankinë.
“Sot nuk ishte dita e tij. Përveç gabimeve taktike nuk më pëlqeu qëndrimi i tij”.
“Gjërat nuk po shkonin siç donte dhe ai ndaloi së luajturi”.
“Nuk isha aspak i kënaqur me të”.
Juventus fitoi me rezultat të ngushtë, 1-2, me golat e shënuar nga Paul Pogba dhe Mario Mandzukic.