Lajmet e fundit
Trajneri i Juventusi, Massimiliano Allegri ka deklaruar se Mandzukic është lojtar i ri i Juventusit.

Edhe pse nuk ka pasur zyrtare asgjë deri më tash mes dy klubeve deklarata e Allegrit ka qartësuar gjithçka.
“Ai është një lojtar i madh, i cili ka shënuar gola në të gjitha ligatë ku ka luajtur. Ai ka përvojë të mirë në ndeshjet ndërkombëtare, kështu do të ketë sukses edhe në Itali”
Kohën e fundit ka pasur shumë spekulime për largimin e kroatit nga Atletico Madrid, edhe Manchester United ka qenë i interesuar për ta transferuar atë, por zgjedhja e tij ka qenë në fund Italia.
“Kemi nënshkruar me të sepse e dëshironim. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe jemi të lumtur me ardhjen e tij këtu” ka thënë Allegri.