Lajmet e fundit
Juventus arriti finalen e Champions League, pasi eleminoi në gjysmëfinale Real Madridin, ani pse askush nuk priste që torinezët të arrinin kaq larg.

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri e ka pranuar se askush tek Juventus nuk e ka synuar finalen e Ligës së Kampionëve.
"Qëllimet kryesore ishin fitimi i Scudetto dhe i Kupës së Italisë. Champions League ishte vetëm ëndërr, megjithëse është normale që tani të ndërrojnë mendim. Është diçka që shpresohet, por askush nuk e besonte arritjen në Berlin".
"Duhet të jemi gati për finale, pa presion, të luajmë me qetrësi".
"Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë, por besojmë se kemi gjasa. Nuk do të jetë e lehtë natyrisht, por cila finale e Champions League është e tillë?".
Juventus përballet me Barcelonën, në Berlin, më 6 qershor.