Lajmet e fundit

Anglezi, Sam Allardyce brenda 24 orëve pritet që të emërohet trajneri i Everton.
Allardyce do të marrë drejtimin e skuadrës nga Goodison Park pas një muaji bisedime të zhvilluara, pas shkarkimit të Ronald Koeman, shkruan The Sun, përcjellë Klan Kosova.
Negociatat e tij me Toffees besohet se kanë përfunduar dhe se gjithçka pritet që të mërkurën të zyrtarizohet.