Lajmet e fundit
Shqiponjat kanë arkëtuar vetëm 22 pikë në 31 ndeshje të Premierligës në vitin 2016, në 17 nga të cilat nuk kanë arritur ta mbajnë të paprekur portën, duke e vënë në dyshim të ardhmen e menaxherit

Crystal Palace e ka piketuar ish shefin e Anglisë, Sam Allardyce, si zëvendësues të mundshëm të menaxherit Alan Pardew.
Pozita e Pardew në Selhurst Park është vënë në dyshim për shkak të ecurisë aspak të mirë në vitin 2016.
Palace ka humbur në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë dhe janë gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga.