Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Kukësit është shprehur të jetë shumë krenar që ka mundur të djersitë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë

Albi Alla pati shansin e keq që debutojë me Shqipërinë në sfidën ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi kishte përballë një ndër sulmuesit më të mirë në botë, Edin Dzekon.
Gjithsesi futbollisti që aktivizohet te Kukësi bëri një paraqitje të mirë, ndërkohë që para pak orësh ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.
“Krenari e madhe të luash për këtë fanellë. Faleminderit Zotit që m’u dha mundësia të përjetoj këto emocione, një ëndërr fëmijërie u bë realitet. Faleminderit shumë atyre që kanë ndikuar që të arrij deri këtu. Të kemi shëndetin, të punojmë dhe më të mirat janë përpara!”.
Për të ky ishte grumbullimi i parë me kuqezinjtë dhe konsiderohet si një talent premtues.