Kënga festive klasike e Mariah Carey, ''All I want for Christamas is you'', më në fund kryeson në klasifikimet e SHBA-së, 25 vjet pasi u publikua për herë të parë.
Ndonëse ishte kënga më e dashur festive të fundvitit, e të të gjitha kohërave kjo këngë nuk arriti kurrë në vendin e parë në SHBA deri tani, njofton Klan Kosova.
Kur kënga bëri debutimin e saj në 1994, konsiderohej intepretim i gjatë që nuk lejonte atë të garonte në 100 më të mirat në Billboard.
https://www.youtube.com/watch?v=V3Ao0qIqa14
Ndryshimet e rregullave panë që kënga së pari të hynte në tabelë në vitin 2000 dhe vitet e fundit ajo ka ngjitur më pranë vendit të parë.
"Ne ia dolëm", ka cicëruar në Twitter, Mariah Carey, për të përcjellë gëzimin që ajo theu kësaj radhe pritshmëritë e Billboard, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.