Lajmet e fundit

Asnjë sasi e alkoolit nuk bën mirë, kanë gjetur hulumtuesit.
Si pasojë e konsumimit të alkoolit, në botë vdesin 2.8 milionë njerëz gjatë çdo viti, shkruan Nbcnews, transmeton Klan Kosova.
Pija është shkaktar i sëmundjeve të kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të mushkërive dhe i shumë aksidenteve në trafik.
Hulumtuesit kanë thënë se nuk ka prova nëse konsumimi në sasi të vogël i alkoolit mund të ndihmojë shëndetin e njerëzve.
Nuk ekziston dëshmi që konsumimi i alkoolit përmirëson shëndetin në ndonjë aspekt.
“Megjithëse rreziqet janë të vogla për personat që fillojnë me një pije në ditë, ato rriten shpejt pasi që njerëzit vazhdojnë të konsumojnë më shumë” ka thënë në një deklaratë, Dr. Max Griswold, i cili punon në Institutin për Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Washingtonit.