Lajmet e fundit

Në gjysmëfinalen e X Factor Albania një vajzë nga publiku ka hedhur një kanaçe në skenë ku pothuajse goditi moderatoren e spektaklit, Alketa Vejsiu.
Pas këtij veprimi, moderatorja Vejsiu reagoi menjëherë kundrejt vajzës, përcjell klankosova.tv
“Gabim, dëgjo, stop, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton se sa i aftë ose i paaftë është njëri nga konkurrentët”, tha ajo.
Spektakli i mbrëmshëm mbyll edhe gjysmëfinalen e X Factor Albania, dhe finalistët e këtij sezoni janë Kleansa, Jet dhe Alis.