Portieri i ri i Liverpool, Alisson Becker ka deklaruar se ai tashmë është përshtatur mirë në ekipin e Jurgen Klopp.
“Jam shumë i lumtur të jem në këtë klub të madh, me lojtarë të kualitetit të lartë dhe në fushë ata po tregojnë besim të madh në mua. Unë jam përshtatur në mënyrë të përkryer me stilin e lojës së ekipit” ka deklaruar Alisson.
Duke folur për driblimet që ai bënë zakonisht para portës së tij, ai ka thënë se merr përgjegjësinë e plotë për rrezikun duke lënë një porosi për fansat e klubit të tij.
“Është e llogaritur. Unë marrë përgjegjësinë. Tifozët me probleme në zemër duhet të kenë kujdes. Por në fushë, siç e kam thënë edhe më parë, nuk mundohem të tallem me kundërshtarët. Nuk e bëjë që të tregojë se di të bëjë këtë apo atë, por është për të ndihmuar ekipin” ka shtuar 25 vjeçari.
Liverpool bleu Alisson nga Roma këtë afat kalimtar për një shumë prej 67 milionë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.