Lajmet e fundit

Portieri i Liverpool-it, Alisson, e ka zbuluar që në një të ardhme të largët të kthehet sërish në vendlindjen e tij, në Brazil.
Ai duket të jetë i lumtur te Liverpool-i me të cilët ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligë, por ndien mall për vendin ku ishte rritur.
"E kam dëshirën që të rikthehem në Brazil, por se kur do të ndodhë, vetëm Zoti e di", ka thënë Alisson për Globo Esporte.
"E di që Zoti ka diçka për mua, dhe dua t'i ndjek planet e Zotit për jetën time, por dëshira e zemrës sime është që kur të kthehem në Brazil, nëse Zoti më përgjigjet, është që të kthehem te Interi, në shtëpi, te klubi që e dua".