Lajmet e fundit

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë do të prezantojë ‘’It is difficult’’ ekspozitë e artistit nga Alfredo Jaar.
Alfredo Jaar është artist, arkitekt dhe regjisor i cili jeton dhe punon në New York, ndërsa i lindur në Santiago de Chile.
Megjithatë puna e Jaar është ekspozuar gjerësisht në gjithë botën, ai gjithashtu ka marrë pjesë në Bienalet e Venedikut (1986, 2007, 2009, 2013), Sao Paulos (1978, 1989, 2010) si dhe në Documenta në Kassel (1987, 2002).
Prezentimi i Alfredo Jaar në Prishtinë është pjesa e parë e bashkëpunimit të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Alfredo Jaar.
Jaar ka realizuar më shumë se gjashtëdhjetë intervenime publike nëpër botë ndërsa më shumë se pesëdhjetë botime monografike janë botuar mbi punën e tij.
Alfredo Jaar do të prezantohet sonte në Klubin e Boksit, në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00, njofton Klan Kosova.