Lajmet e fundit
Asi i Arsenalit kërkohet nga bashkëkombasi i tij Manuel Pellegrini në Kinë, me një mega ofertë që pritet të bëhet zyrtare në adresë të tij

Alexis Sanchez ka marrë një ofertë prej 500 mijë funtesh në javë për të kaluar tek Hebei China Fortune, që drejtohet nga Manuel Pellegrini.
Kiliani është duke zhvilluar negociata për vazhdimin e kontratës me Arsenal, por ka dallim mes asaj që kërkon dhe asaj që i është ofruar.
Me kontratën që i skadon më 2018, Pellegrini synon që përmes kësaj ofertë të majme ta bindë atë të largohet drejt Azisë.