Lajmet e fundit

Lojtari më i ri i Juventusit, Alex Sandro ka thënë gjatë prezantimit të tij se do të jap maksimumin nga vetja që skuadra e tij e re të fitojë çdo ndeshje.
Mbrojtësi kali tek Zonja e Vjetër nga Porto për vlerën prej 26 milionë euro.
“Juventusi ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, gjithmonë kam dëshiruar që të luajë këtu”.
“Do të jap 100% nga vetja, si në mbrojtje dhe në sulm po ashtu. Do të t’i tregojë gjitha kualitet e mia, edhe në stërvitje edhe brenda ndeshjeve”.
“Të jesh pjesë e Juventusit është ndjenjë fantastike. Diçka që e duan të gjithë futbollistët” ka thënë Sandro.
Juventusi e ka filluar me humbje sezonin e ri, duke u mposhtur në Torino nga Udinese me rezultatin 0:1, transmeton Klan Kosova.