Lajmet e fundit

Mesfushori rus, Alekandër Golovin, është bërë pjesë e Monaco-s, përcjell Klan Kosova.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023, ndërkaq lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez në mediat sociale.
Pavarësisht interesimit të Chelsea-s e Juventusit gjatë Kampionatit Botëror, klubi francez nuk hoqi dorë derisa i siguroi shërbimet e tij.
22 vjeçari ishte ndër lojtarët që pati ndikim të madh që Rusia të arrinte deri në çerekfinale të Kupës së Botës, e që bindi Monaco-n t'ia paguajë CSKA-së së Moskës rreth 25 milionë euro.