Lajmet e fundit

Aleksander Çeferin u rizgjodh edhe për një mandat të tretë prej katër vitesh si kryetar i UEFA-s në një takim të organit qeverisës të futbollit evropian në Lisbonë të mërkurën.
Slloveni për herë të parë u zgjodh në vitin 2016 pas rënies së francezit Michel Platini, ndërsa tani do të qëndrojë në këtë rol deri në vitin 2027.
“Do të doja t'ju falënderoja nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj unanime. Me të vërtetë do të thotë shumë për mua. Është një nder i madh, por njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe, ndaj jush dhe ndaj futbollit”, u tha Çeferin delegatëve në Kongresin e UEFA-s në kryeqytetin portugez, njofton Klankosova.tv.