Aktori i njohur Alec Baldwin ka thënë se gruaja e tij, Hilaria, i ka dhënë atij arsye për të jetuar pas incidentit me armë që kishte ndodhur, derisa ishte duke xhiruar filmin "Rust".
Baldwin këto fjalë i tha pas intervistës së tij, që e pati për ABC News, si dhe shtoi se pa marrë parasysh se çfarë ndodh, gruaja e tij i qëndron pranë, transmeton Klankosova.tv.
"Pavarësisht se çfarë më ndodh, pa marrë parasysh se çfarë vuaj, nëse fitoj apo humbas çdo gjë, askush nuk mund ta heqë nga unë gëzimin dhe dashurinë që ma ke dhënë".
"Këto janë kohë të vështira. Bota është mbytur nga urrejtja. Por ti më ke dhënë një arsye për të jetuar. Jeta jonë me familjen është gjithçka që më intereson." ka thënë Baldwin.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.