Lajmet e fundit

Barcelona do të mundohet që gjatë afatit kalimtar të janarit ta transferojë një qendërmbrojtës, e në listën e shkurtër është edhe ai i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld, raporton Marca.
Ajaksi nuk do që ta shesë Matthijs De Ligt-in, i cili kryeson në këtë listë, ndërkaq Alderweireld është jashtë kontrate verën e ardhshme andaj lehtë mund të shitet te katalunasit.
Për belgun ishte raportuar shpesh se mund të largohej nga Spurs edhe gjatë afatit të kaluar veror, mirëpo si duket janari përfundimisht do t’i ndajë rrugët mes tij dhe klubit nga Londra.