Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui, mund të provojë ta transferojë Thiago Alcantara-n, në rast të largimit të Mateo Kovaçiqit nga “Santiago Bernabeu”, sipas Marca.
Kroati nuk është i lumtur me kohën e lojës që e ka momentalisht te mbretërit, dhe raportohet se po e synon largimin në mënyrë që ta gjejë një skuadër ku do të ishte startues.
Ndërkaq, madrilenët nuk duan ta humbin ish-mesfushorin e Interit, por e dinë raportin e mirë që e ka Lopetegui me Thiago-n.
Një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh do të kishte qenë e pranueshme nga kampionët e Gjermanisë, edhe pse kampionët evropianë ndjejnë se për momentin mesfusha e tyre është e pajisur mirë.