Lajmet e fundit

Lojtari i Bayern Munchen, Thiago Alcantara, mund të rikthehet te Barcelona për një shumë prej 50 milionë eurosh, por nëse katalunasit e përfshijnë edhe Lucas Digne-n, raporton Sport.
Pas largimit të Andres Iniesta-s nga ky klub, katalunasit po duan që ta shtojnë cilësinë e tyre në mesfushë dhe mendojnë se Alcantara mund të jetë përgjigja.
Ndërkohë, bavarezët po e kërkojnë një altnernativë për David Alaba-n, dhe e shohin Digne-n si opsion më të mirë se sa Juan Bernat, i cili me shumë gjasë mund të shitet sivjet.
Nëse Barcelona vendos që ta mbajë Digne-n, athëherë çmimi i Thiago-s do të ngritet në 70 milionë euro.