Sonte ai rikthehet për herën e parë në Camp Nou prej se u largua në vitin 2013.
“Do të jem i kapluar nga emocione të forta, por e di që duhet të shikoj përpara, duhet të jap 100% nga vetja edhe pse është e vështirë që të shmangen emocione të tilla", ka thënë Alcantara.
Forma e tij ka qenë në rënie dy sezonat e kaluara, ndërsa lëndimi i gjurit e la atë jashtë fushave për një vit.
Pas rikthimit ai impresionoi me formën e tij, duke shënuar kundër Portos në të dy ndeshjet gjatë çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Për përballjen e sontme ai ka thënë se në Camp Nou shkojnë që t’i marrin 3 pikë, pavarësisht emocioneve.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.