Mesfushori e ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij dhe ka treguar se është munduar të përmirësohet duke marrë mësim nga Xabi Alonso, Andres Iniesta dhe Xavi.
16.12.2015 · përditësuar para 3882 dite1 min lexim
Lionel Messi ka shumë fansa, një nga të cilët është edhe Thiago Alcantara i cili e ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, duke thënë se është “e pamundur” të luash kundër tij.
Si Messi, edhe 24 vjeçari ka kaluar nëpër La Masia, por u largua në drejtim të Bayern Munchenit në vitin 2013.
Dyshja qe përballur edhe një herë tjetër sezonin e shkuar, kur Barcelona e mposhti gjigantin gjerman.
“Duhet përmirësim aty ku çalon. Prandaj duhen parë të tjerërt. Por pastaj e shikon messin. Gjërat që bën ai janë të pamendueshme dhe të luash ndaj tij është e pamundur”.
“Xavi ishte idhulli im. Duke i bërë gjërat e thjeshta ai bënte mrekulli. Ai ishte një nga ata që më ndihmuan tek Barcelona”.
“Nuk ka si ai”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.