Lajmet e fundit
Sulmuesi ka thënë se nuk është i shqetësuar për startin e ngadaltë në Camp Nou dhe është i bindur se golat do të vijnë.

Paco Alcacer ëhtë i bindur se ai do të gjejë golin shpejtë, megjithë fillimin e dobët tek Barcelona.
Spanjolli, që në Camp Nou u transferua për 25 milionë funte nga Valencia, nuk e ka gjetur ende golin në fanellën katalunase.
Megjithatë ai ka thënë se nuk shqetësohet, pasi pret të shënojë shpejt dhe të kthehet në formë.
“Është e qartë që arritja këtu ka qenë e komplikuar”.
“Të gjithë sulmuesit maten em gola, por nëse luaj këtu do të thotë se skuadra ka parë dicka në mua”.
“Do të shënoj. Edhe vitin e shkuar pata probleme në fillim, por ato kapërcehen”.