Grupi “Maroon 5” zbuloi se albumi i tyre i ardhshëm do të quhet “Jordi”, i cili do të jetë në nderim të menaxherit të tyre të ndjerë, Jordan Feldstein.
Nëse nuk e dinit, Jordan ishte menaxher i vjetër i grupit dhe vëllai i Jonah Hill dhe Beanie Feldstein. Ai vdiq në moshën 40 vjeç për shkak të një mpiksje gjaku në vitin 2017.
Grupi zbuloi se albumi me 11 këngë do të dalë në 11 qershor me këngën tashmë të publikuar "Beautiful Mistakes" me Megan Thee Stallion dhe "Nobody's Love", të cilat dolën në verën e vitit të kaluar.
Ky album është i pari pas atij në vitin 2017, “Red Pill Blues”, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.