Lajmet e fundit

Kishte shumë thashetheme se legjenda Kurt Cobain para vdekjes së tij ishte në krijim të një albumi të ri.
Përderisa autori i dokumentarit të fundit për Cobain, Brett Morgen tha se ka gjetur disa inçizime të këngëve të këngëtarit dhe pritet që ato ti publikojë. Ai shtoi se janë rreth 200 orë inçizime të bëra në shtëpi të cilat nuk janë dëgjuar më herët.
“ Vetëm të jemi të qartë… nuk është album nga Nirvana, por është vetëm Kurt duke bërë gjëra të jashtëzakonshme, diçka që nuk e keni pritur prej tij “ tha Morgen.
Inçizimet përfshijnë edhe coverin e këngës “ And I Love Her” nga Beatles kënduar nga legjenda Cobain.