Shumë njerëz do ta festonin ditëlindjen e tyre të 100-të me një copë tortë dhe një gotë verë, mirëpo këngëtarja Dame Vera Lynn do ta festojë duke lansuar një album të ri, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ajo do ta thyejë rekordin e saj të albumeve, pasi që të fundit e ka publikuar në vitin 2014-të kur ishte 97 vjeçare.
Këngëtarja njihet si gruaja që u këndonte ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore, për t’ua ngritur moralin.
Dame Vera që bëhet 100 vjeçe në mars, dhe me këtë rast ajo publikon albumin Vera Lynn 100, tri ditë para ditëlindjes së saj.
Albumi përmban disa nga këngët e vjetra të saja të riorkestruara dhe ajo është shprehur shumë e gëzuar që njerëzit ende i pëlqejnë këngët e saj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.