Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve.
Klan Kosova mëson se takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 15:00.
Haxhiu sot fillimisht e ka takuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh.
Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit ishte dje, 28 prilli. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.