Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi me familje, e cila përfaqëson Shqipërinë, është prezantuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it që po mbahet në Liverpool të Anglisë.
Kënga e saj “Duje”, e cila u interpretua e tëra në gjuhën shqipe, u mirëprit nga të pranishmit, duke e përcjellë vazhdimisht me ovacione në sallë, raporton Klankosova.tv.
Vlen të theksohet se edhe skenografia ishte për çdo lëvdatë.
Përfaqësuesit e Shqipërisë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.
Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë që tani në këtë
LINK.
Nga nata e parë e Eurovisionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe iOS
https://youtu.be/ZrMrx7R1xds
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.