Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Presidencë emrin e Albin Kurtit për mandatar për formimin e qeverisë, raporton Klankosova.tv
Arbërie Nagavci nga kjo parti njoftoi, duke publikuar letrën që e çuan te Presidentja Vjosa Osmani.
"E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.
Faleminderit qytetarëve për besimin!
Qeveria Kurti 3" - shkroi Nagavci. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.