Albin Krasniqi është larguar nga Prishtina pas dy vjetësh, ka njoftuar vetë klubi.
“Pas dy vjetëve të mbushur me përkushtim, pasion dhe lojëra të paharrueshme, Albin Krasniqi, mbyll kapitullin e tij me FC Prishtinën”, shkruan gjiganti kosovar në Facebook.
“Me 60 paraqitje në fanellën bardhekaltër, Albin kontribuoi fuqishëm në sukseset e klubit, duke ndihmuar në fitimin e Kupës së Kosovës dhe Superkupës së Kosovës”.
“Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd. Suksese në kapitullin e radhës Albin!”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.