Lajmet e fundit

Albian Ajeti zgjedh Bundesligën. Sulmuesi 18-vjeçar, firmosi një kontratë afatgjatë prej 4 vitesh e gjysmë me Augsburgun. Klubi i Bundesligës zyrtarizoi gjithçka nëpërmjet publikimit të lajmit nëpërmjet profileve të tij zyrtare në Facebook dhe Twitter, duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit që në ditët e fundit ishte përfolur për një kalim te mundshëm në Premier League te Newcastle që kishte bërë lëvizje konkrete në drejtim te tij. Gjithsesi vëllai më i vogël i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti, zbulon në një farë mënyre motivet që e shtynë ti përkushtohet deri në vitin 2020 Augsburgut duke u shprehur.
” Mezi po pres të nis sfidën e re me FC Augsburg. Jam i bindur se këtu kam një super skuadër që më rrethon dhe vij te Augsburgu për t’u zhvilluar akoma më tepër si një futbollist i ri dhe për të përforcuar skuadrën”.
Mediat gjermane shkruajnë se vlera e Albian Ajetit në treg është 1 milion euro, edhe pse palët nuk preferuan të bëjnë publikë termat financiarë të kontratës. Drejtori i Përgjithshëm i Augsburgut Stefan Reuter komentoi transferimin e Albian Ajetit duke u shprehur, “Ajeti është një futbollist i ri të cilit këtu te Ausgburgu do t’i japim mundësinë për të çuar më tej progresin e tij. Jemi të bindur se ai mund të bëjë hapa të mëdhenj në skuadrën tonë dhe do ti japim atij kohën e duhur”.
Sulmuesit i ri shqiptar mori fanellën me numrin 17 dhe këtë të shtunë do të niset për tu bashkuar me skuadrën në minifazën përgatitore të dimrit.