Lajmet e fundit

Albert Stanaj është këngëtari me origjinë shqiptare, i cili po shijon suksesin e tij ndërkombëtar.
Ai së fundmi ka performuar në një ndej private për festën e Krishtlindjeve ku prezent ishin shumë fytyra publike nga skena ndërkombëtare e muzikës, njofton Klan Kosova.
Në këtë mbrëmje dy nga emrat më të mëdhenj ishin Jennifer Lopez dhe Sia, ku Lopez dukej se ishte pasionuar pas zërit të Stanaj.
Kjo u bë e ditur nga vetë Stanaj i cili publikoi një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shihej Lopez duke e dëgjuar me shumë vëmendje.
Ndër të tjerash Stanaj poshtë videos kishte uruar Krishtlindjet duke shënuar se kjo ishte dhurata më e bukur, Sia, Lopz dhe Alex ishin ulur aty para e që ndihej i bekuar.
https://www.instagram.com/p/Br3nyA_HMNM/