Albanian Wildlife Photographers kanë hapur një ekspozitë shumë të veçantë me fotografi në Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
“Këtë javë kemi organizuar një ekspozitë shumë të veçantë, ku kemi sjell fotografitë fantastike nga fotografët e Albanian Wildlife”.
“Ishte kënaqësi e veçantë që në hapjen e kësaj ekspozite e kishim edhe fotografin Arian Mavriqi”.
“Falënderojmë Albanian Wildlife Photographers që fotografitë e ekspozuara ia kanë dhuruar Ambasadës dhe ato do të vazhdojnë të mbeten të ekspozuara në ambientet e Ambasadës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.