Lajmet e fundit

Jordi Alba gëzon besimin maksimal të trajnerit Ernesto Valverde dhe drejtuesve të Barcelonës, gjë që është demonstruar edhe me rinovimin e kontratës.
Klubi katalunas ka njoftuar sot se bashkëpunimi me mbrojtësin është zgjatur për 5 vitet e ardhshme, pra deri në vitin 2024.
Futbollisti luan prej vitit 2012 te Barcelona, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës katalane, duke luajtur një rol të rëndësishëm edhe në filozofinë e saj të lojës, përcjellë Klan Kosova.
Gjatë thuajse 7 viteve me fanellën e Barcelonës, 29-vjeçari ka luajtur në të gjitha kompeticionet 283 takime, duke shënuar 14 gola dhe asistuar për 55 të tjerë.
Video nga rinovimi i kontratës së Jordi Albas me Barcelonen.
https://www.facebook.com/fcbarcelona/videos/325776278287137/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARAyyuLuqOBaiw2cW3wHF4VayPQ4n9TfU7pYnZ6V_AXPchJyO75hldD7tAAoZA70UHD-6NjKa_4pA_1O