Alba është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova u transmetua rikthimi i saj, pas disa orëve sa ishte në konsulta me psikologen e shtëpisë më të madhe në vend, pas Prime-t të mbrëmshëm.
Derisa fliste me një pjesë të banorëve të shtëpisë, ajo sërish fliste për Elijonën duke thënë se edhe ajo kishte faj në debatin që patën.
Opinionisti i “Big Talk”, Vlorian Halili, ka thënë se ka ditur që Alba do të rikthehej në shtëpi ndonëse e kishte kërkuar largimin nga aty.
“Alba nuk ka bërë mirë, ky veprim i saj do të harrohet, dhe vëmendjen do ta marrë një gjë tjetër”, ka thënë Halili.
Ndërsa, opinionistja tjetër Xheneta Fetahu ka theksuar se ka bërë mirë që Alba është rikthyer dhe se sipas saj: “Shpresoj që më të mos e bëjë veprimin e njëjtë”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ThDYeKvPAbE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.