Lajmet e fundit
Mbrojtësi është i bindur se skuadra kampione e Europës mund ta mposhtë skuadrën Guangzhou Evergrande, megjithë mungesën e brazilianit, duke thënë se skuadra nuk varet nga lojtarë të caktuar.

Jordi Alba beson se Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Neymarin të enjten në përballjen ndaj Guangzhou Evergrande, në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.
Nuk është hera e parë që skuadra katalane luan pa një nga yjet, pasi katër herë fituesi i Topit të Artë Lionel Messi mungoi rreth një muaj.
Alba, megjithëse pajtohet që braziliani është shumë i rëndësishëm, beson se Barça ka treguar se ka mjaftueshëm fuqi për të mbushur zbraztësitë që lë një futbollist që mungon.
“Skuadra është në formë të shkëlqyeshme”.
“Ne e dimë sa i rëndësishëm është Neymari”.
“Tani ai është një nga tre më të mirët në botë dhe e dimë që ai është shumë i rëndësishëm, por Barcelona nuk varet nga individët”.