Lajmet e fundit

Juventus është duke llogaritur në transferimin e mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Jordi Alba.
Bianconeri pritet që të të ardhmen e afërt ta humbin Alex Sandro prandaj po shohin mundësinë e gjetjes së pasuesit të tij, shkruan Tuttosport, përcjell Klan Kosova.
Ylli i Real Madrid, Marcelo është përmendur si një opsion për të kaluar te italianët, ku do të bashkohej me Cristiano Ronaldon.
Por që Kampioni i Serie A më shumë llogarit në blerjen e Alba, të cilin e sheh si më të lirë se brazilianin Marcelo.