Lajmet e fundit

Një mega-ekip është duke bërë një punë të madhe për të sjellë në shtëpitë tuaja senzacionin mediatik në Kosovë.
Bëhet fjalë për sezonin e dytë të Big Brother Vip Kosova, e për punën që po bëhet për natën e nesërme, kur do të marrin përgjigje të gjitha pikëpyetjet rreth këtij projekti, ka folur prezantuesi i BBVK2, Alaudin Hamiti.
Ai, për Orën Shtatë në Klan Kosova, ka thënë se të gjitha provat për natën e nesërme kanë shkuar për mrekulli deri tani.
“Është traditë që prezantuesit të futen në shtëpi, kësaj radhe kemi vendosur që ta bëjmë më ndryshe”.
“Kësaj radhe keni bërë xhirime fantastike gjatë tërë natës së mbrëmshme për të krijuar një material në hapje të Bigu-t, ku edhe do të shpaloset shtëpia edhe pastaj banorët që futen do ta shohin shtëpinë së bashku me shikuesit”, ka thënë Hamiti.
Ju ftojmë të na ndiqni 24/7 në dy kanalet Big Brother Vip Kosova 1 dhe 2 për të zbuluar gjithçka në lidhje me këtë edicion të Big Brother VIP Kosova! /Klankosova.tv