Komuniteti i biznesit nesër më 29 maj nga ora 10:00 e deri në orën 12:00, do të protestojë si shkak i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizmin e tregut të energjisë.
Për këtë, ka folur edhe analisti Ilir Ibrahimi.
Ibrahimi tha në studion e Rubikonit në Klan Kosova, se qeveria po e çon ekonominë drejt kolapsit.
"Nëse ti me vetëdije e çon ekonominë drejt kollapsit, atëherë me sa ndërgjegje qëndron në atë pozitë që ta ka dhënë populli. Pra, ti po e mbyllë ekonominë me vetëdije dhe po mbetesh pa asnjë vendim", deklaroi Ibrahimi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=cBn9Uv9aXqg
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.