Pas mungesave të shumta, tani edhe ylli i Chelsea, Cole Palmer ka ndezur alarmin.
Ai nuk është stërvitur me grupin dhe mungoi gjithashtu në grumbullimin e Anglisë, duke shtuar frikën e tifozëve blu, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se gjendja e tij po monitorohet ditë pas dite, ndërsa vetë lojtari ka zgjedhur të qetësojë fansat me një mesazh të shkurtër në rrjete sociale: “Torno presto” (Kthehem shpejt).
Lista e mungesave është e gjatë:
Liam Delap pritet të qëndrojë jashtë për 8 javë.
Levi Colwill ka mbyllur sezonin pas këputjes së ligamentit.
Moisés Caicedo është parë me gju të fashuar dhe mbetet në dyshim.
Megjithatë, një rreze drite për Marescën është rikthimi në stërvitje i Benoit Badiashile dhe Romeo Lavia, të cilët pritet të jenë opsione të rëndësishme në javët e ardhshme.
Chelsea do të përballet me sfida të mëdha në vazhdim, dhe gjendja e Palmer mund të jetë vendimtare për ecurinë e skuadrës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.