Rreth orës 08:00 të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai bëri të ditur se menjëherë pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në atë zonë, duke evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar.
Në vendngjarje janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin dhe verifikimin e informatës. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.