Lajmet e fundit

Alanyaspori ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin Florent Hardegjonajn.
Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk, transmeton Klankosova.tv.
“Shpresoj të tregojë të njëjtin sukses edhe për ne. Është një lojtar që e vlerësojmë si personalitet dhe karakter. Suksese për të dyja palët”, u shpreh presidenti i ekipit turk.
Mesfushori kosovar ka thënë se është i lumtur me transferimin.
"Falënderoj presidentin tonë për fjalët e tij të mira. Edhe tani kam filluar të ndihem shumë rehat. Të gjithë këtu më kanë pritur shumë mirë. Tashmë isha duke ndjekur Alanyaspor. Mendoj se kemi një staf shumë të mirë dhe do të bëjmë shumë mirë këtë sezon”, ka thënë Hardegjonaj.