Lajmet e fundit
Austriaku raportohet të ketë tërhequr interesimin e Manchester City, por ka konfirmuar se është i hapur për bisedime me klube tjera.

David Alaba ka konfirmuar se është në bisedime me Bayern Munich për kontratë të re.
Kontrata e tanishme e austriakut skadon në qershor të vitit 2018, por ai ka thënë se nuk është duke u ngutur për të nënshkruar kontratë të re.
Megjithë përpjekjet e shumta të Manchester City për të nënshkruar me mbrojtësin, Bayern ka vendosur që t’i mbajë të hapura bisedat me austriakun.
“Ka pasur bisedime me Bayern për kontratë të re”, ka thënë Alaba.
“Bayern është prioriteti im. Do ta shohim çfarë do të ndodhë”.