Mbrojtësi austriak David Alaba do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit si lojtar i lirë, duke i dhënë fund aventurës së tij në “Santiago Bernabéu”.
Sipas raportimeve nga mediat evropiane, vendimi është marrë tashmë dhe 32-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me klubin madrilen. Kjo e bën atë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e verës, me disa klube të mëdha që kanë shprehur interes për shërbimet e tij.
Pavarësisht eksperiencës dhe cilësisë së tij, dëmtimet e shpeshta dhe konkurrenca e madhe8 në repartin defensiv kanë ndikuar në vendimin për ndarje mes palëve.
Interesimi për Alaban nuk mungon, me disa klube nga Premier League, Serie A dhe Bundesliga që janë në garë për të siguruar firmën e tij si lojtar i lirë .
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.