Lajmet e fundit

David Alaba përfundoi seancën e tij të parë të plotë stërvitore me pjesën tjetër të Real Madridit që kur pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Është një lajm i mirë për trajnerin Carlo Ancelotti, pasi qendërmbrojtësi do të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër Real Betis këtë të premte në ndeshjen e fundit të Los Blancos para finales së Champions League kundër Liverpool më 28 maj, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Lista e dëmtimeve të Real Madridit po zbrazet gradualisht dhe, sipas burimeve të EFE-së në klub, Ancelotti pritet të jetë në gjendje të llogarisë në të gjithë skuadrën për në finale, pasi Los Blancos shkojnë në kërkim të trofeut të tyre të 14-të të Champions League.
Një tjetër lojtar kyç në planet e italianit, Karim Benzema, pati një ditë pushimi pasi pushoi kundër Cadiz të dielën e kaluar dhe do të rikthehet në stërvitje të mërkurën.