Super Liga Arabe nuk ndalet për oferta dhe transferime të yjeve evropiane.
Klubi i Cristiano Ronaldos, Al Nassr tashmë po synon transferimin e portierit të Liverpoolit, Alisson Becker.
Alisson ka kontratë më skuadrën angleze deri në vitin 2027 dhe padyshim se braziliani është një ndër portierët më të mirë në botë dhe në rast të largimit të tij nga Liverpooli, zëvendësimi i tij do të ishte i pamundur.
Sipas “FootMercato”, Al Nassr është tepër i interesuar për brazilianin Alisson dhe pritet që t’i bëhet një ofertë gjatë kësaj jave.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.